Radiolidhjet e Hezbollahut që shpërthyen në Liban, pretendohet se janë prodhuar nga një kompani japoneze

Prishtinë | 19 Sht 2024 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Kompania japoneze Icom ka njoftuar sot se po heton rastin, pas raportimeve në media se radiolidhjet që bartnin logon e tyre kanë shpërthyer në Liban.

“Sot në mediat botërore është raportuar se radiolidhjet që bartnin logon e Icom kanë shpërthyer në Liban”, thuhet në kumtesën e kompanisë.

“Aktualisht jemi duke hetuar rastin. Do t’ju njoftojmë sapo të marrim informacionet më të reja”, u tha ndër tjera.

Në valën e dytë të shpërthimit të pajisjeve elektronike, të paktën 20 persona humbën jetën dhe 450 tjerë u plagosën të mërkurën në Liban, që pjesërisht kontrollohet nga Hezbollahu.

Burime brenda Hezbollahut kanë bërë të ditur se radiolidhjet e përdorura nga anëtarët e saj në Bejrut kanë shpërthyer, shpërthim i ngjashëm me ato në jug dhe lindje të Libanit.

Ky sulm erdhi një ditë pasi shpërthime të ngjashme vranë 12 pjesëtarë të Hezbollahut dhe mbi 2,800 tjerë u plagosën në tërë Libanin, kur pejxherët e tyre shpërthyen. /Telegrafi

Të ngjashme