Radiologjia e rekordeve – Sukseset e Bujar Gjikollit për një mandat

Prishtinë | 22 Jan 2022 | 12:08 | Nga Ekonomia Online

Punë e palodhshme dhe profesionale. Kështu mund të përkufizohet aktiviteti i stafit të Klinikës së Radiologjisë me në krye Bujar Gjikollin. Ky i fundit, me të ardhur në postin drejtues të kësaj klinike, përcaktoi pikat kyce për të cilat duhet intervenuar që kushtet e pacientëve të jenë sa më të përshtatshme dhe stafi shëndetësor të jenë të sigurt në punë.

Në një intervistë për portalin Familja Jonë, ai tregon angazhimet përgjatë një mandati punë. Suksese të njëpasnjëshme u orkestruan pikërisht nga Gjikolli i cili ka cfarë të thotë në lidhje me të arriturat në Radiologji.

“Kemi kryer shërbime të reja si trombe ktomia mekanike, biopsitë e kockave – brinjëve, I kemi shumëfishuar edhe stabilizuar shërbimet mëse të nevojshme TK angjiografitë tani bëhen 24 dhe biopsitë rregullisht.

U kemi dhënë mundësi radiologëve dhe teknikëve të aftësohen për fushat e tyre të interesit dhe i kemi trajnuar numër të tyre në klinikën tonë por edhe nga repartet radiologjike tjera në Kosovë.

Kemi arritur të sjellim aparatura të reja nëpër reparte, t’i renovojmë ato dhe ta ngrisim nivelin e shërbimeve si dhe kënaqësinë e klinikave e të pacientëve.

Kemi arritur t’i bindim investitorët në spitalin e ri për sëmundje të fëmijëve të sjellin edhe një aparat të rezonancës mangetike si dhe investojnë në PACS (nga të cilat investime ishin tërhequr) dhe këto do të vijnë gjatë vitit 2022.

Natyrisht gjatë kësaj periudhe trevjecare kemi pasur vështirërsi e obstruime nga individ e media të cilave dhe sponzorëve të tyre u kanë penguar sukseset dhe rregullimi i Klinikës së Radiologjisë në nivelin ku është sot”, theksoi fillimisht ai.

Pos kësaj, suksese të mëdha në Radiologji janë shënuar edhe në aspektin e trajtimeve, ku secilin vit ka pasur rritje të numrit.

“Falë angazhimit të personelit dashamirës të klinikës sonë, çdo vit kemi thyer rekordet në numra të ofrimit të shërbimeve: në vitin 2018 janë realizuar kontrollime me resonance magnetike gjithsej 5826, në 2019 – 9133, në vitin 2020 – 11358 dhe në vitin 2021- 12411. Pastaj me tomografi të kompjuterizuar TK nga 19922 (2018) janë realizuar me 25589 në vitin 2021, TK angjio grafitë nga 362 (2018) në 2111 (600%), biopsitë janë dyfishuar, radiografitë janë shtuar po ashtu.

Numri total i pacientëve të shërbyer në klinikën e radiologjisë për vitin 2021 është 164097 pacientë”, shtoi Gjikolli.

Kur merret parasysh e gjithë kjo punë, pashmangshëm mendohet edhe për kurajën që radiologët në krye me Gjikollin kanë pasur gjatë gjithë kësaj kohe për t’i cuar në fund të gjitha obligimet morale ndaj pacientëve.

“Me angazhimin e personelit dashamirës, jemi dakorduar që është moment kritik kur duhet angazhuar dhe ndihmuar popullatën. Përvec mbylljes së pare kur u kufizuam vetëm për të shërbyer të hospitalizuarit dhe rastet urgjente, më nuk kemi lejuar të mbyllemi dhe kemi shërbyer pacientët me të gjitha shërbimet duke i shumëfishuar ato (si p.sh. para 2019 janë kryer rreth 30 radiografi paradite dhe rreth 100 në kujdestari e gjatë pandemisë kemi arritur në totalin prej 700 radiografive në ditë derisa tani jermi 350+ në ditë)”, deklaroi tutje Gjikolli.

Sikurse thotë edhe vetë ai, me ardhjen e tij, Radiologjia u shndërrua në storie suksesi për të arriturat e mëdha të saj.

Pos këtyre, ai premton edhe më shumë punë në mandatin e ardhshëm, me të vetmin synim: përmbushjen e kërkesave të pacientëve.

Të ngjashme