Triumfi i 11 në Roland Garros, Rafael Nadalit i solli 2.2 milionë dollarë.
Në këtë formë spanjolli bëhet një ndër tenistët që ka fituar në saje të turneve mbi 100 milionë dollarë.
Rafael Nadal deri më tani ka fituar 100.251.598 dollarë, por që mbete pas Novak Gjokoviqit.
I pari në listë është Roger Federer, i cili mban rekordin me 116.222.182 dollarë.
Në listën e tenistëve që kanë fituar miliona dollarë janë edhe Andy Murray (60,807,644), Pete Sampras (43,280,489), Andre Agassi (31,152,975), David Ferrer (31,038,623), Stanislas Wawrinka (30,976,225), Tomas Berdych (28,845,972) dhe Boris Becker (25,080,956).
Nga ana tjetër, lojtaret më të pasura të tenisit në histori kanë fituar shumë më pak se homologët meshkuj.
Serena Williams udhëheq 89,722,779 dollarë ndërsa motra e saj, Venus ka fituar 39,990,543, ku pason Maria Sharapova me 30,828,060, Kim Clijsters me 24,442,340 dhe Lindsay Davenport me 22,166,338).