Ndërmarrja e naftës NOC, ka bërë të ditur se tri bomba goditën afër rezervuarëve të depozitimit të naftës, në 48 orët e kaluara në portin Zawiya.
Kompania nacionale e naftës Libiane, ka bërë të ditur sot se mund të përballet me mbyllje, për shkak të përplasjeve afër rafinerisë, që ndodhet në portin perëndimor.
NOC njoftoi se brenda 48 orëve, tri bomba goditën pranë këtyre rezervuarëve të depozitimit të naftës, që ndodhen 49 kilometra larg kryeqytetit Tripoli.
Rreziku se mund të ndodhë ndonjë sulm edhe më i madh, për shkak të trazirave të vazhdueshme, mund të detyrojë mbylljen e kësaj rafinerie shumë fitimprurëse.
Që kur lideri Muammar Gaddafi, u rrëzua dhunshëm nga pozita gjatë vitit 2011, ka pasur shumë trazira në Libi, transmeton telegraf.
Kjo rafineri që ndodhet në Zawiaya, është në mesin ku ndahen dy territore që udhëhiqen nga pushtete të ndryshme dhe janë në armiqësi mes vete.