Mesfushori i Barcelonës, Rafinha, është cak interesimi i skuadrës së Atalantas.
Mesfushori i talentuar pritet të largohet nga Barcelona këtë verë, shkaku i pasjes së pak minutave në dispozicion nga trajneri Ernesto Valverde.
Për 26 vjeçarin, Serie A nuk është e panjohur, pasi për gjashtë muaj ka veshur fanellën e Interit në të kaluarën.
Por, sipas medieve në Spanjë, përveç Atalantës, për Rafinhan po interesohet edhe Fiorentina me Valencian.