Rafuna dhe atasheu hungarez bisedojnë për projekte të përbashkëta

Prishtinë | 12 Gus 2022 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur në takim atasheun e Tregtisë dhe Ekonomisë nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë, Aron Kerekgyarto, me të cilin biseduan për projekte të përbashkëta dhe një program të aktiviteteve të përbashkëta.

Përmes një njoftimi për media, kryetari Rafuna u shpreh se ambasadat kanë rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e projekteve dhe lehtësimin e komunikimit në mes të odave dhe bizneseve të të dyja vendeve.

Po ashtu në takim u diskutua edhe për shkëmbimin e kërkesave të bizneseve të të dyja vendeve në mënyrë që ato të identifikohen trajtohen denjësisht gjithmonë në të mirë dhe në ndihmë të komunitetit të biznesit.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se Rafuna dhe Atasheu Kerékgyártó gjithashtu biseduan mundësinë e sjelljes së “Know-How’ nga Hungaria, në të mirë të bizneseve të reja.


Të ngjashme