Rafuna merr postin e kryetarit të OEK-ut, thotë se e sheh më shumë si sfidë sesa si privilegj

Prishtinë | 14 Kor 2022 | 13:16 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës ka zgjedhur sot drejtuesit e rinj, ku kryetar i saj u zgjodh Lulzim Rafuna, me ç’rast edhe u mbajt ceremonia a pranimit të detyrës, raporton Ekonomia Online.

Ish kryetari i Odës, Berat Rukiqi, e ka uruar Rafunën për pozitën e re duke thënë se ka besim që do ta shtyejë edhe më përpara OEK-un.

“Besoj se kryetari i ri do ta shtyejë përpara edhe do ta vendosë në nivele të tjera OEK-un. Ne e kemi përgatitur dokumentacionin bazë për punën 4 vjeçare”, u shpreh ai.

Ndërsa, kryetari i porsazgjedhur, Lulzim Rafuna, tha se detyrën e re e ka marrë më shumë si sfidë e përgjegjësi sesa privilegj.

“Po ndihem i nderuar që sot jam zgjedhur nga kuvendi i OEK-ut. E shpreha edhe në fjalimin tim që nuk është privilegj për mua po do të jetë sfidë dhe përgjegjësi. Kam informata që oda ka staf të mrekullueshëm, e së bashku do të ndërmarrim veprime konkrete që ta zhvillojmë më tutje Odën.”

Tutje, Rafuna tha se Oda synon të përkrahë bizneset dhe institutcionet e Kosovës.

“Do të ecim krahas kërkesave të bizneseve e të institucioneve të Kosovës”.

“E pres edhe bashkëpunimin e mbështetjen tuaj në të ardhmen. Çdo këshille e ide është e mirëseardhur”, iu drejtua ai ish-kryetarit Rukiqi.

LEXO EDHE:

https://ekonomiaonline.com/ekonomi/po-mbahet-kuvendi-i-odes-ekonomike-te-kosoves-pritet-te-zgjidhet-kryetari-i-ri/
No description available.

Të ngjashme