Ministri në detyrë i Financave, Lulëzim Rafuna përmes një konference për media ka prezantuar të arriturat e kësaj ministrie gjatë vitit 2019, raporton Ekonomia Online.
Rafuna vitin 2019 e quajti të suksesshëm duke thënë se rritja ekonomike ishte 4 për qind, ndërsa tha se edhe të hyrat buxhetore janë rritur për rreth 6.8 për qind.
“Performanca ekonomike mbetet solide. Kemi një rritje prej 4%, të dhënat tregojnë që kemi një performancë shumë të mirë është e shtuarë nga ato publike dhe private. Inflacioni ka shfaqur tendencë rritje, përkundër që ka një rënie të importit për 1% rritja e importit shkon në 4%. Të hyrat përgjithshme keni një rritje 6.2 %, kjo paraqet një realizim të planit për 90% edhe pse nuk kemi pasur asnjë tatim të rritur. Kemi liruar shumë tatime të lëndës së parë, ky trend shumë pozitiv ka ardhur si rezultat i gjallërimit të ekonomisë së Kosovës, si shtim i aktiviteteve të Administratës Tatimore dhe Doganore”, tha ai.
E mbushësit kryesorë të “kuletës së shtetit” mbetet Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.
Këto dy së bashku kanë mbledhur rreth 1.6 miliardë euro.
Ai falënderoi këto dy institucione për përformancën e jashtëzakonshme të treguar, por edhe Policinë e Kosovës për asistencë.
“Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovws, kanë të performancë të jashtëzakonshme, andaj i falënderoj, por edhe punën profesionale të punës së policisë që kanë luftuar informalitetin. 500 milionë euro Administrata Tatimore ka kontribuar ose në 10.4 % për qind mw shumw dhe ka arritur realizimin rreth 90 % të planit. Dogana ka mbledhur mbi 1 miliard euro apo 4% më shumë se viti paraprak, rreth 95% ka realizuar planin”, tha ai.
Edhe sa i përket shpenzimeve ministri në detyrë i FInancave, Lulëzim Rafuna tha se kanë qëndruar stabil. Sipas tij gjatë vitit që lamë pas u shpenzuan mbi 2 miliardë euro, shumica prej tyre në paga, mallra dhe shërbime.
“Shpenzimeve të buxhetit kemi pas ngritje 7.3% , shpenzimet kanë arritur mbi 2 miliardë kemi një nënshpenzim, u ekzekutuan 88.1% në ato që ishin të planifikuara dhe ato të ekzekutuara. Shpenzimet kapitale 531 milionë, shumë e vogël por pozitive krahasim me vitin 2018. Shpenzimeve rrjedhëse 9.7% më së shumti e marrin shpenzimet në subvencione dhe transfere, shpenzimet në paga dhe mallrat dhe shërbimet. 4.1% tek pagat dhe mëditjet, ka qenë një trend shumë stabil në planifikimet që kemi pasur. Mallrat dhe shërbimet kemi një nënekzekutim, 336 milionë, 293 milionë u shpenzuan, rritje 7.% Subvencione dhe transfere 12.4 % kjo vjen si rezultat që i kemi rritur pensionet”, tha ai.
Sai përket borxhit publik, Rafuna tha se Kosova vazhdon të ketë të ulët në krahasim me rajonin, ndërsa shtoi se Kosova ka arritur të ruajë edhe bilancin bankar.
“Borxhi publik Kosova ka një borxh të ulët në krahasim me rajonin, 17.9%, në 17.5%, një stabilizim i ngritjes së borxhit. Deficiti buxhetor, kemi qëndruar brenda rregullave fiskale 0.7 %, më i ulti në 4 vitet e fundit. Bilanci bankar- bilanc shumë pozitiv 5.1%”, tha ai