Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka mirëpritur sot në takim anëtarët e Shoqatës së Importuesve të Autorizuar të Automjeteve të Reja, duke i përgëzuar për rikthimin e tyre në shtëpinë e biznesit në Kosovë.
Kryetari Rafuna u zotua që së bashku me kompanitë anëtare të kësaj Shoqate të punojnë së bashku në të mirën e këtij sektori, duke bërë përpjekje të vazhdueshme për ta fuqizuar veprimtarinë e tillë si dhe mbrojtjen e interesave të tyre karshi problemeve me të cilat ballafaqohen.
Duke njohur rolin e sektorit privat në Kosovë, Oda Ekonomike e Kosovës do të jetë përherë e gatshme t’i dal në ndihmë ndërmarrjeve vendore dhe atyre ndërkombëtare, që shumë lehtë mund të konsiderohen si faktorë kryesor në ngritjen e nivelit ekonomik dhe social të vendit tonë.