Ragim i QRTK-së rreth punimeve në lagjen e Nënkalasë në Prizren

Prizren | 14 Sht 2020 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren (QRTK Prizren) me datë 06.09.2018 ka pranuar kërkesën (nr. 377) nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapsinor (DUPH) nr. 04-353/02-135318 për tu pajisur me pëlqim për projektin “Rehabilitimi i rrugës në nënkala” (investitor i projektit Drejtoria e Shërbimeve Publike – DSHP) të cilën kërkesë QRTK është përgjigjur pozitivisht DUPH-së me datë 13.09.2018, respektivisht me datë 13.03.2019 (Projekti kryesor).

Në bazë të projektit rruga duhejt të shtrohej me kalldërm (gurë lumor dhe kubëza guri) si dhe ishte paraparë të vendosen disa ulëse, shporta për mbeturina dhe trupa ndriçues. QRTK e Prizrenit ka marrë vendim bazuar në ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit (QHP) dhe Planin e Konservimit ku lejohet shtrimi i rrugëve me kalldërm.

QRTK – Prizren njofton opinionin publik që shtrimi i rrugës në nënkala me kubëza betoni është i papranueshëm, pasi që është në kundërshtim me Ligjin e Qendrës Historike të Prizrenit dhe Planin e Konzervimit, si dhe nuk është në përputhshmëri me pëlqimin e lëshuar.

Komuna e Prizrenit në vazhdimësi nuk është duke punuar në respektimin e Ligjit të Qendës Historike të Prizrenit, kurse trashëgiminë kulturore nuk e ka parasysh fare, duke mos investuar aspak në ruajtjen dhe mbrojtjen e saj e as duke mos zbatuar ligjet në fuqi.

I bëjmë thirrje Komunës së Prizrenit si investitor i këtij projekti të ndaloj menjëherë punimet jo-adekuate në Nënkala dhe ti përmbahet projektit të aprovuar nga ana e QRTK-së.

Verifikimi i punimeve në terren sipas projektit respektivisht lejes së lëshuar duhet të bëhet nga Drejtoria e Inspektorateve, dhe të mos lejohet asnjë devijim.

Të ngjashme