Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ragip Xhaka ka thënë se do të jetë zëri më i mirë i mërgatës në Kuvend, raporton Ekonomia Online.
Ai ka takuar sot kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu, me të cilin tha se ka biseduar për fushatën zgjedhore.
“Sot për vizitë tek miku im punëtor, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu. Është impresionuese puna e tij në këtë qytet dhe vullneti që ka miku impër ta ndërtuar Ferizajn edhe më shumë është i jashtëzakonshëm. Me të biseduam për fushatën zgjedhore, ku edhe shprehi bindjen se do jem zëri më i mirë i mërgatës në Kuvend. Së bashku me kryetarin Aliu do punojmë që t’i realizojmë gjitha planet e kryeministrit Hamza, për Ferizajn dhe Kosovën”, ka shkruar ai.