Ragmi Mustafi, këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i është gëzuar lajmit se Shqiprim Arifi do të tërhiqet nga politika pasi u hoq nga pozita e kryetarit të Komunës së Preshevës.
Mustafi, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi shkroi në Facebook një listë të punëve që sipas tij nuk i ka kryer Arifi. Por tha se ai “i turpëroi shqiptarët”.
“Pas 8 viteve, veq dy të mira bëre: që modeli yt mos të përsëritet kurrë. Dhe që po ikën me bishtin ndër shalë e i turpëruar. Turpërove shqiptarët, turpërove diasporën e turpërove Preshevën”, shkroi ndër tjerash Mustafi.
Shqiprim Arifi tha të shtunën se është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Preshevës nga “pushteti autoritar i Beogradit”.