Familjarët e një infermiere nga Rahoveci e cila punonte në Spitalin e Prizrenit e që ishte prekur nga COVID-19, para disa ditësh u testuan dhe rezultatet e tyre dolën negative, mirëpo në ri-testim edhe ata u konfirmuan se janë të prekur nga virusi.
Por, pozitiv në COVID-19 nuk doli babai i saj, për të cilin para disa ditësh IKSHPK tha se ai ishte prekur nga virusi.
Detaje për këtë rast në një lidhje direkte pë Gazetën Express dha kreu i Rahovecit, Smajl Latifi.
“Këto katër raste nga fshati Operushë ishin raste kontakti familjar. Ato ditë më herët ishin negativ, e në testimin e dytë dolën pozitiv. Janë raste të njohura për ne. Kanë qenë të karantinuara”, tha kryetari, Smajl Latifi në një lidhje direkte për Express.