Policia sot informoi se dje në rrugën “Selajdin Mullabazi” në Rahovec u arrestua një burrë, pasi që derisa ishte me veturë, ia zuri rrugën një burri që ishte me motoçikletë fillimisht duke e goditur e pastaj e sulmoi fizikisht, të cilin e bëri për spital.
Motoçiklisti përfundoi në spital, derisa personi tjetër u arrestua.
“Si pasojë pasagjeri i motoçikletës mashkull kosovar pëson lëndime trupore dhe i njëjti dërgohet për tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”, informoi policia.