Organizuar nga Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor të kryesuar nga Daut Haradinaj, Kryetar i këtij Komisioni dhe anëtarëve të tjerë ku i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në shtëpinë e Verës sot u diskutua për Ligjin e Verërave. Ky takim punë u mundësia në bashkëpunim edhe me KDI-n dhe USAI-in.
Duke folur për rëndësinë e Ligjit për Verëra Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se unë ndihem mirë që më jepet rasti për t’i përshëndetur anëtarët e komisionit veç e veç- deputetë të Kuvendit të Kosovës si dhe kryetarin, z. Daut Haradinaj si dhe t’ju falënderoje për ftesën. Poashtu, edhe USAID-in dhe KDI-T të cilët po e mbështesin përpjekjen që të kemi një ligj sa më të mirë e më të plotë për verërat.
Kryetari Latifi është shprehur poashtu se Verërat tona kanë cilësi dhe shije, ato janë të kërkuara brenda dhe jashtë shtetit. Këtë e ndiejmë, e shijojmë edhe ne. Sikurse dihet, prodhuesit tanë kanë nevojë për shumë më shumë kushte e më shumë lehtësira nga shteti, në mënyrë që të rritet konkurrenca e prodhimeve të tyre. Këto lehtësira dhe këtë mbështetje besojmë se do ta gjejnë edhe në një ligj të mirë e kompaktibil me nevojat dhe kërkesat, e që të rriten mundësitë e prodhuesve tanë. Për këtë sot jemi mbledhur që të debatojmë.
Ndërsa Daut Haradinaj, Kryetar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor fillimisht i ka përshëndetur të pranishmit që ishin prezent në takim duke thënë se si Kryetar i Komisionit do të bëjë përpjekje që në vazhdimësi tu dalim në mbështetje të gjithë bujqve të Kosovës me theks të veçantë të Komunës së Rahovecit.
Ai tha poashtu që do të krijojë mundësi që bujqit e Rahovecit, ti marrin subvencionet me kohë në mënyrë që të mos të ketë vonesa në të pa arsyeshme që do të ju vështirësonin punën e tyre. Sipas tij do të shikohet mundësia se si të hiqet akciza për Verërat, në mënyrë që të rritet interesimi i bujqve në këtë sektorë mjaft të rëndësishëm për Komunën e Rahovecit dhe jo vetëm.