Klubi i futbollit Rahoveci 1939 ka dalë me një reagim për ndeshjen e fundjavës ndaj Suharekës.
Klubi nga Liga e Parë e Kosovës është ankuar në referim, duke insistuar se gjyqtarët e shkelën protokollin, derisa ka kërkuar reagim dhe analizë të thellë nga Federata e Futbollit të Kosovës, por edhe nga Prokuroria e shtetit, shkruan “Gazeta Express”.
Rahoveci, i cili humbi me rezultat 0:2, i përmendi disa parregullsi që, sipas tij, ndodhën në ndeshjen me Suharekën, përfshirë këtu edhe një “penallti fantazmë”, kartoni i kuq dhe “kursimi” i kundërshtarëve nga kartonët.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e KF Rahoveci 1931 në faqen e tij zyrtare në Facebook.