Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Rahoveci edhe zyrtarisht ka aplikuar për të garuar në FIBA Europe Cup.
‘Vreshtarët’ kishin aplikuar edhe për Basketball Champions League, por meqenëse nuk do të jenë pjesë e kësaj gare, tashmë ata kanë paraqitur zyrtarisht kërkesën për të garuar në FIBA Europe Cup.
Kjo do të ishte pjesëmarrja e tyre e parë në garat evropiane.
Në edicionin e kaluar, Rahoveci ishte nënkampion i Kosovës, derisa kishte organizuar edhe Kupën e Kosovës në basketboll, duke arritur deri në finale, si dhe inauguroi palestrën, ku punimet kishin zgjatur më shumë se një dekadë.
Z Mobile Prishtina në edicionin e kaluar kishte arritur në mesin e 16 skuadrave më të mirë të FIBA Europe Cup.