Rahoveci furnizohet me vaksina kundër gripit sezonal për të moshuar

Rahovec | 05 Tet 2018 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Drejtori për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në komunën e Rahovecit, Samir Msutafa, njofton se janë furnizuar me vaksina kundër gripit sezonal për të moshuar dhe se vaksinat janë pa pagesë dhe se do të vaksinohen të gjithë personat e moshuar dhe me sëmundje kronike, transmeton Ekonomia Online.

“Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Fahredin Hoti” në qytetin e Rahovecit është furnizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, me vaksina kundër gripit sezonal në sasi të konsiderueshme të vaksinave dhe se vaksinat janë pa pagesë”,  ka thënë drejtori Mustafa.

Në ditët në vazhdim do të fillohet me vaksinimin e të gjithë atyre të cilët kanë nevojë për vaksinim në QKMF dhe në QMF, në gjithë territorin komunës. Nëse ka nevojës vaksinat mund t’i shpërndajmë edhe në qendra të tjera të mjekësisë familjare”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme