Pas përgatitjeve të bëra, fermerët e Komunës së Rahovecit kanë filluar me mbjelljen e sipërfaqeve me grurë dhe deri më tani, janë mbjellë rreth 15% e sipërfaqes së planifikuar që të mbillen me grurë.
Feim Fetoshi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Komunën e Rahovecit për fillimin e mbjelljes së grurit ka thënë se sipas informatave që posedon DBPZhR, të marra nga fermerët, mbjelljet e grurit për këtë vite është duke u kryes me vonesë, dhe atë kryesisht për arsye të reshjeve atmosferike të cilat kanë mbretëruar gjatë muajit të fundit.
Drejtori Fetoshi shprehet se deri më tani, në Komunën e Rahovecit janë mbjellë rreth 15% të sipërfaqeve të planifikuara për mbjellje me grurë.
Afati optimal për këto mbjellje është në përfundim dhe rekomandohen fermerët që të rrisin sasinë e farës për njësi të sipërfaqes gjatë procesit të mbjelljes së grurit.
Subjektet afariste që tregtojnë farëra dhe plehrat, kanë sasi të mjaftueshme në depot e tyre si dhe çmimet e tyre këtë vit janë për rreth 10% më të lira në raport me vitin e kaluar.