Pas kërkesës së bërë nga kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, në njërën nga mbledhjet e Qeverisë së Kosovës, është marrë vendim për aprovimin e kërkesës për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme” Pasuri Shtetërore e Kosovës, KK. Rahovec” shfrytëzues Ekonomia Pyjore, e cila menaxhohet nga Agjencia Pyjore e Kosovës, Zona Kadastrale “Rahovec” dhe t’i bartet në shfrytëzim Komunës së Rahovecit.
Bazuar në pikën dy të vendimit, prona nga pika 1 e vendimit, jepet në shfrytëzim me qëllim të ndërtimit të një stadiumi për futboll, fushë për hendboll, fushë për volejboll, fushë për tenis dhe për pjesë tjera për rekreacion, dhe obligohet komuna e Rahovecit që t’i zhvillojë të gjitha procedurat dhe të përmbushë të gjitha detyrimet sipas legjislacionit në fuqi, transmeton Ekonomia Online.
Parcela me gjendet te vendi i quajtur “Epopeje e UÇK-së”, në magjistralen rajonale Rahovec-Malishevë dhe që ka hapësirë prej 7 hektarësh.