Revista e financave me famë botërore “EMEA Finance” shpalli Raiffeisen Bank Kosova si “Banka më e mirë në EQL dhe BSHP” dhe degën e saj sllovake Tatra banka si “Banka më inovative në EQL dhe BSHP”. Gjithashtu, ajo dekoroi Tatra bankën për aplikacionin e saj të pagesave bankare përmes celularit “mobile banking” me çmimin “Produkti më i mirë i lansuarnë EQL &BSHP”.
Për më tepër, EMEA Finance përzgjodhi RBI dhe bankat e saj vartëse si “Banka më e mirë” në Austri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Hungari, Kosovë, Serbi, Sllovaki dhe Ukrainë, pastaj si “Banka më e mirë e huaj” në Shqipëri, Bjellorusi, Rumani dhe Rusi, si “Banka më e mirë e investimeve” në Austri, Rumani, Rusi “Banka më e mirë e huaj e investimeve” dhe Serbi, si “Banka më e mirë private” në Bullgari, Çeki dhe Poloni si dhe si “Menaxheri më i mirë i aseteve” në Bullgari dhe Sllovaki.
“RBI është Banka më e mirë në EQL & BSHP sipas EMEA Finance. Banka vazhdon të operojë mebilanc pozitiv duke gjeneruar një fitim të konsoliduar prej 587 milionë eurosh në gjysmën e parë të vitit 2017 dhe duke përfunduar bashkimin me RZB amë. Veprimet e shpejta dhe efektive të bankës për të rivendosur profitabilitetin, ristrukturimi në Ukrainë si dhe lëvizjet vendimtare për t’u përqendruar në tregje të caktuara kryesore dhe njëkohësisht duke u larguar nga tregje të tjera, kanë bërë që banka të jetëtë paktën një vit përpara afatit të paraparë përkitazi me planin e saj të riorganizuar strategjik. RBI synon me vendosmëri të vazhdojë me progresin e mirë të arritur duke i ulur kreditë e saj joperformuese dhe perspektiva e saj është shumë e mirë”, ka thënë Christopher Moore, botues dhe kryeshef ekzekutiv në revistën EMEA Finance.
“Rezultati i shkëlqyer në Europe Banking Awards të EMEA Finance konfirmon se RBI është në rrugën e duhur. Jo vetëm që Grupi ka performancë tëmirë, por gjithashtu dëshmohet të jetë përcaktues i agjendës në fushën e inovacionit dhe bankingut digjital”, komenton kryeshefi ekzekutiv i RBI, Johann Strobl.