Kimi Raikkonen rikthehet pas 5 vitesh në shkallën më të lartë të podiumit dhe e bën këtë në Çmimin e Madh të Austinit, në Texas të ShBA-së.
Piloti finlandez përmbylli me sukses një fundjavë të komplikuar për Ferrarin dhe ia doli të shtyjë festën e titullit për britanikun Hamilton.
Ky i fundit nuk shkoi më shumë se vendi i tretë, duke mbetur pas pilotit të Red Bull, Max Verstappen, ndonëse nisi i pari garën.
Vetëm vendi i 4-t për pilotin tjetër të Ferrarit, gjermanin Sebastian Vettel, i cili e sheh veten tashmë plot 70 pikë pas Hamilton dhe thuajse i dorëzuar në luftën për titull kampion.