Menaxheri i njohur, Mino Raiola, po provon një lëvizje surprizë për të dërguar 20-vjeçarin Moise Kean te skuadra e Milanit.
Sulmuesi italian dështoi tek Evertoni duke mos arritur të kthehet në titullar dhe të lërë gjurmë.
20-vjeçari bëri mirë në Serie A te Juventusi dhe torinezët e shitën në Angli. Raiola synon që të rikthejë të riun sërish në elitën e futbollit italian.
Milani po punon për rinovimin e Zlatan Ibrahimovicit, por nga krahu tjetër ka dëgjuar dhe propozimin e Raiolas për sulmuesin.
Evertoni i kërkon 22.5 milionë euro për shërbimet e Kean.
Raiola kërkon një huazim njëvjeçar me të drejtë blerje. Në këtë mënyrë, drejtuesit e Milanit do të kenë mundësi të vendosin pas sezonit të parë.