Menaxheri i Zlatan Ibrahimoviç-it, Mino Raiola, tha se ylli suedez i Manchester United ka kaluar një operacion të suksesshëm dhe se do të mund të vazhdojë karrierën e tij, raporton Anadolu Agency (AA).
Raiola dha deklaratë në lidhje me gjendjen e fundit të Ibrahimoviç-it, i cili ishte lënduar në ndeshjen e kthimit të çerekfinales kundër ekipit belg Anderlecht më 20 prill dhe i cili u largua nga fusha një kohë të caktuar.
“Ibrahimoviç kaloi një operacion të suksesshëm në gju. Do të rikuperohet. Nuk ka rrezik për përfundim të karrierës së tij”, ka thënë Raiola.