Rajoni i Ferizajt, vetëm gjatë shtatorit u lajmëruan 20 raste të dhunës në familje

Prishtinë | 01 Tet 2024 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar  se vetëm gjatë muajit shtator janë lajmëruar 20 raste të dhunës në familje.

Prej tyre, 13 u lajmëruan në Ferizaj, 6 në Shtime dhe një në Kaçanik.

“Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë muajit shtator-2024 janë raportuar 20 raste të dhunës në familje, prej tyre :  – në Ferizaj, 13 raste,  në Shtime, 6 raste dhe në Kaçanik, 1 rast.  Ndërsa në muajin shtator të vitit 2023 janë raportuar 27 raste të dhunës në familje, apo – 26 % zbritje të rasteve. Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, thuhet në njoftim. 

Të ngjashme