Raka: Po futemi në dy javët vendimtare për jetët e më të dashurve tanë

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 22:41 | Nga Ekonomia Online

Mikrobiologu Lul Raka përmes një postimi në Twitter ka kërkuar nga qytetarët që të jenë shumë të disiplinuar, pasi tani por sipas tij po futemi në dy javët vendimtare për jetë e më të dashurve tanë.

“Të dashur qytetarë të Kosovës. Po futemi në dy javët vendimtare për jetët e më të dashurve tanë. Pasi që nuk kemi as vaksinë e as ilaç kundër koronavirusit, arma e vetme na mbetet disiplina dhe kujdesi”, ka shkruar Raka.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.

“Fatin e përballjes e keni në duart tuaja, ju lutem të rrini në shtëpi”, ka shkruar Raka.

Të ngjashme