Mikrobiologu Lul Raka, ka bërë sërish apel që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, pasi që mund të jenë të infektuar me Coronavirusi, por që nuk kanë simptoma dhe kështu mund të infektojnë njerëzit tjerë.
Ai ka thënë 25% e të infektuarve me COVID-19 nuk paraqesin fare shenja të sëmundjes.
“Dilni jashtë vetëm për të blerë bukë, ushqim, barna dhe për të shkuar në punë (nëse jeni duke punuar në shërbimet publike vitale). Nëse keni dalur jashtë, mbani distancën prej së paku 2 metra nga çdokush që ju afrohet. Pastroni duart me ujë e sapun posa të vini në shtëpi. Mos shkoni në vizita te familjarët e as te miqtë. 25 % e njerëzve të infektuar me coronavirus nuk kanë fare shenja as simptoma të sëmundjes. Edhe ti mund të jesh njëri nga to, ose mund të jetë personi me të cilin po qëndroni tani. Rri n’shpi”, ka shkruar Raka në Facebook.
Deri më tani në Kosovë me COVID-19, janë konfirmuar 135 raste.