Të paktën tre raketa goditën ambasadën amerikane në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, të Dielën.
Një raketë goditi kafenenë e ambasadës ndërsa dy të tjerët zbarkuan në një distancë të shkurtër më larg, tha një burim për AFP.
Të paktën tre persona u plagosën, thanë burime të sigurisë për Reuters. Kjo do të ishte hera e parë në vite që stafi është lënduar në sulme të tilla, përcjell BBC, transmeton Klan Kosova.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fajësuar fraksionet ushtarake të mbështetura nga Irani në Irak në të kaluarën.
Kryeministri i Irakut Adel Abdul Mahdi e dënoi sulmin, duke deklaruar se vazhdimi i veprimeve të tilla mund të “tërheq inIrakun për t’u bërë një fushëbeteje”.
Kleriku i fuqishëm shiit irakian, Moqtada al-Sadr ka organizuar demonstrata anti-amerikane që synojnë presionin ndaj trupave amerikane për t`u larguar nga Iraku, transmeton Klan Kosova.