Rakiç dhe Popoviç bëjnë thirrje për respektimin e masave kundër COVID 19

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Në lidhje me informacionin se rasti i parë i virusit të gripit COVID-19 ishte i izoluar në fshatin Gushterica e Poshtme në komunën e Graçanicës, Zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal Goran Rakić vizitoi sot komunën dhe bisedoi me kryetarin Srdjan Popović. Kryetari e informoi Zëvendëskryeministrin se ai ishte në koordinim dhe kontakt të vazhdueshëm me stafin e KBC në Graçanicë dhe shtëpinë e shëndetit në Gushtericën e Poshtme.

Pas konsultimit me përfaqësuesit e shtabit të krizave, zyrtarët ranë dakord që nuk kishte vend për panik dhe apeluan që të respektohen rekomandimet.

Të ngjashme