Kreu i Listës Serbe dhe kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, ka reaguar ashpër për vizitën e presidentit Thaçi në liqenin e Ujmanit.
Vizita e presidentit Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit ka provokuar reagimin edhe të Listës Serbe.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, i cili njëherësh ështe edhe kreu i Listës Serbe, ka reaguar duke thënë se nuk do të lejojnë që Thaçi të shkojë më në Ujman.
“Nëse KFOR-i nuk dëshiron, atëherë unë si kryetar i Listës Serbe, ftoj shtetin e Serbisë që të mbrojë serbët dhe pronat e tyre. Duhet t’ua bëjmë me dije të gjithëve se një gjë të tillë nuk do ta lejojmë që të përsëritet”.
“Ne së bashku me popullin do ta mbrojmë lirinë dhe pronën tonë, sepse Gazivoda është e Serbisë”, ka thënë Rakiq.