Rakiq merr telefonata ‘serioze” nga Washingtoni dhe Berlini për çështjen e Presidentit

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Një zyrtar i Listës Serbe i ka konfirmuar Klan Kosovës se kryetari i kësaj liste njëherësh ministër për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq ka pasë disa telefonata siç i ka quajtuar ai “serioze” nga Washingroni dhe Berlini.

Në këto telefonata Rakiqit thotë ky burim brenda Listës Serbe i është kërkuar konstruktivitet dhe qasje racionale në raport me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës.

Por një bisedë e tillë në detaje ka munguar këtë të premte në mes të zyrtarëve të Listës Serbe dhe atyre të Beogradit.

Ndryshe, Lista Serbe që ka 10 deputetë në legjislaturën e tetë asnjëherë nuk e ka bërë të qartë pozicionin e saj rreth Presidentit, madje kjo listë e ka dërguar në Gjykatën Kushteshtuese Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti me pretendimin se i ofroi asaj vetëm një post ministror, e jo dy siç kërkoi.

Të ngjashme