Lideri i Listës Serbe, i cili mban edhe postin e ministrit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Goran Rakiq, ka thënë se zgjidhja e situatës së krijuar në veri të Kosovës, duhet kërkuar në Bruksel dhe se ajo, sipas tij, nuk ndodhet në veri të vendit.
“Sot jam në Jarinë dhe kam folur me njerëzit që janë këtu. U kam thënë të jenë të durueshëm, të mos bien në provokime dhe se u tregova që momentalisht në Bruksel, ndodhen ekipet teknike të bisedimeve z. Gjuriq dhe z. Bislimi me ndërmjetësimin e BE-së, ku shpresoj që do të gjejnë një zgjidhje për tejkaluar këtë situatë që të gjithë kemi lirinë e lëvizjes”, ka thënë ai në një adresim para mediave, të cilave u është drejtuar pas një kohe të qëndrimit bashkë me qytetarët protestues serb që ndodhen në afërsi të kufirit të Jarines.