Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka kërkuar tërheqjen e menjëhershme të forcave speciale të Policisë së Kosovës.
Në një deklaratë për Tanjugun, ai ka kërkuar nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që të shtojnë presionin ndaj Prishtinës zyrtare që të tërhiqen nga veriu i Kosovës forcat e ROSU-së.
“Ardhja e njësiteve ROSU destabilizon gjendjen dhe përkeqëson dialogun e Brukselit”, ka thënë ai, duke kërcënuar me bllokim të rrugëve në veri të Kosovës.