Rakitici zbulon se donte të largohej nga Barca, por kjo ia ndryshoi mendjen

| 03 Shk 2020 | 13:16 | Nga

Ivan Rakitic e kishte menduar seriozisht largimin në merkaton e janarit.

Ylli kroat nuk ishte i kënaqur me stafin e Ernesto Valverdes dhe Bacelona mendonte ta shkëmbente me Bernandeschin e Juventusit.

Por ardhja e trajnerit të ri, Quique Setien ia ka ndryshuar mendjen dhe kroati ka vendosur të qëndroj në Camp Nou.

Unë po mendoja të ikja në afatin e janarit. Marrëdhënia me trajnerin dhe stafin e tij nuk ishte më e mira, ishin periudha të këqija por tani është e kaluar. Mund të them pa problem se nuk më pëlqyen më gjërat në Barcelonë, ​​tani është koha ta kthej faqen, dua të dëgjoj që të gjithë llogariten tek unë“, ka thënë Rakitic për Marca.

Të ngjashme