Rama: 10 vjet burg për ata që i’u shesin qytetarëve produkte me kimikate dhe afat të skaduara

Prishtinë | 02 Maj 2019 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka paralajmëruar ndëshkime për gjitha ata që abuzojnë me sigurinë ushqimore.

Rama ka theksuar se dënimi mund të shkojë deri në 10 vite burg nëse veprimtaria e paligjshme bëhet në bashkëpunim.

Sipas kreut të ekzekutivit të shqiptar ata që kërcënojnë shëndetin tonë, do të përballen me heqjen e lirisë së ushtrimit të aktivitetit dhe lirisë individuale.

“Produktet tona bujqësore janë plotësisht të shëndetshme dhe për këtë mjafton një fakt. Në 300 mijë ton produkte bujqësore të transportuar në 2018 drejt BE-së, nuk është kthyer asnjë gjë, për shkak të cenimit të standardeve Evropiane ushqimore, por ka individë dhe subjekte që kryejnë krime kundër shëndetit, kundër njeriut”.

Kryeministri Rama ndër të tjera theksoi se kjo vepër deri më tani është ndëshkuar vetëm me gjobë, por kjo nuk do të ndodhë më kështu.

“Ia kanë hedhur në 30 vjet me gjoba që s’janë asgjë, por kjo nuk do vazhdojë më kështu. Këto forca të së keqes që kërcënojnë shëndetin tonë dhe të fëmijëve tonë, do t’ju hiqet e drejta e lirisë së ushtrimit të aktivitetit dhe lirisë individuale”, paralajmëroi Kryeministri.

Të ngjashme