Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në dy vjetorin e vdekjes së Adem Demaçit ka thënë se ai është një hero pa vdekshëm, transmeton Klan Kosova.
“ADEM DEMAÇI ishte fatmirësisht shqiptar, shqiptar i mirë shumë, po mbi të gjitha ai ishte një njeri që dinjitetin e të ngjashmëve të vet e ktheu në mburojë të pakapërcyeshme për plumbin dhe për helmin. Pse ishte një shqiptar i mirë fare dhe një qenie njerëzore e lartë, që nuk e negocionte ndërgjegjen e vet, ai u bë pishtar i lirisë së ndërgjegjes në rrugëtimin e Kosovës përgjatë errësirës drejt lirisë”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.