Rama: Afganët erdhën nga lufta në vendin e Besës

Prishtinë | 29 Gus 2021 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se numri i afganëve që janë duke u strehuar në Shqipëri ka arritur në 457 deri tani.

Rama shprehet se ata shpërngulen nga lufta në Shqipërinë e besës e respektit për kujtesën traditën dhe vetveten, njofton Klankosova.tv.

“Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mikpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme