Rama akuza Metës: Ka marrëdhënie të diskutueshme me trutë e kokës

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar sërish Presidentin Ilir Meta se po bën veprimtari ilegale për ish-partinë e tij.

Në një deklaratë për mediat pas takimit me drejtuesit e qarqeve, Rama tha se veprimtaria e Metës shihet nga të gjithë dhe nuk ka vend për komentet e tij.

Sipas tij Presidenti nuk është në lartësinë e detyrës që i ngarkon kushtetuta, por është në një nivel të diskutueshëm me trutë e kokës.

Unë nuk mendoj që ka nevojë për komente, veprimtaria ilegale e ilir metës është në sytë e të gjithëve. Ilir Meta nuk është në lartësinë e dytës që i ngarkon Kushtetuta, por është nën çdo nivel të diskutueshëm që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës.

Një president që bën propagandë kundër qeverisë, që lëviz ditën dhe natën dhe ka vënë zyrën e presidentit për partinë e të shoqes. Kur çdo ditë humbet raportin me detyrën, të gjithë e shohin, të gjithë e ndjejnë dhe nuk ka nevojë për koment nga unë”, tha Rama.

Ditët e fundit kreu i qeverisë dhe kreu i shtetit kanë nisur një seri akuzash kundër njeri-tjetrit.(tvklan.al)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme