Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të Grupit të Partisë Socialiste ka kryer 7 ndryshime në qeveri.
Ndër ndryshimet e bërë është emërimi i ministres Albana Koçiu si zv.kryeministre pas shkarkimit të Belinda Ballukut.
Enea Karakaçi u emërua Ministër i Infrastrukturës duke marrë postin tjetër të Ballukut.
Në këtë ristrukturim:
Albana Koçiu emërohet Zëvendëskryeministre.
Besfort Lamallari merr postin e Ministrit të Brendshëm.
Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm.
Enea Karakaci do të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës.
Erjona Ismaili emërohet Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.
Ermal Nufi merr postin e Ministrisë së Mbrojtjes.