Rama bën homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti

Prishtinë | 31 Jan 2025 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetari Perparim Rama ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti, në përvjetorin e rënies së tij, raporton Ekonomia Online.

Ai do të ndajë mirënjohje për familjet Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha për kontributin e dhënë në çlirimin e vendit.

Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, ranë më 31 janar 1997 kur ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Që të tre ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre zbulohet nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Aktivitetet ushtarake, Zahir Pajaziti i filloi gjatë viteve 90-ta. Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët e tjerë filluan të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë.

Të ngjashme