Rama dhe drejtori i marrëdhënieve kulturore të Austrisë vizitojnë hapësirat e Tulltores

Prishtinë | 14 Nën 2023 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama së bashku me drejtorin gjeneral për Marrëdhënie Kulturore Ndërkombëtare në Ministrinë për Evropë dhe Marrëdhënie me Jashtë të Austrisë, Christoph Thun Hohenstein, vizituan hapësirat e Tulltores në kryeqytet.

Në një postim në Facebook, Rama ka shkruar se Hohenstein është shprehur i impresionuar me hapësirat e Tulltores, dhe shndërrimin saj në Qendër të Inovacionit e Kulturës.

“I impresionuar me hapësirat e Tulltores dhe i gëzuar për realizimin e projektit për shndërrimin e kësaj hapësire në Qendër të Inovacionit e Kulturës të Prishtinës, u shpreh Christoph Thun Hohenstein, Drejtori Gjeneral për Marrëdhënie Kulturore Ndërkombëtare në Ministrinë për Evropë dhe Marrëdhënie me Jashtë të Austrisë”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme