Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë shaka me presidentin francez, Emmanuel Macron, gjatë Samitit në Danimarkë.
Rama i është referuar një gafe të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili gabimisht ka përsëritur se ka dhënë kontribut për të zgjidhur “konfliktin mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë”, derisa komentonte procesin e paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Trump, e ka quajtur disa herë Azerbajxhanin “Aberbaijan” por e ka ngatërruar plotësisht Armeninë me Shqipërinë.
Duke e përmendur këtë deklaratë, Rama me shaka i ka thënë Macronit që duhet të kërkojë falje që nuk e ka uruar Azerbajxhanin dhe Shqipërinë për arritjen e paqes.
“Ti duhet të kërkosh falje që nuk na ke uruar për paqen që e ka arritur Trumpi për ne”, i ka thënë ai Macronit në prani të kryeministrit të Azerbajxhanit.
“Më vjen keq për këtë djema”, i është përgjigjur Macorni me shaka, duke shkaktuar të qeshura në grup.
The Prime Minister of Albania came up to Macron and Azerbaijani President Aliyev and joked about how Trump had resolved the conflict between Albania and Azerbaijan. pic.twitter.com/T0vHW1pUES
— Special Kherson Cat 🐈🇺🇦 (@bayraktar_1love) October 2, 2025