Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tha se duhet përgatitur për një valë të Covid-19 duke qenë se po qarkullon varianti i ri Omicron.
Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se shumë shtete të Evropës kanë marrë masa dhe janë mbyllur.
Sa i përket Shqipërisë, Rama theksoi se nuk do të ngutemi, por situata nuk mundet të kalojë sikur nuk po ndodh asgjë dhe ndoshta mund të rimerren disa masa, por pa e shtrënguar zinxhirin e jetës dhe të ekonomisë.
“Deri tani ia kemi dalë arsyeshëm duke garantuar një jetë goxha të çliruar nga shtrëngesat dhe duke i dhënë mundësi ekonomisë që të fluturojë faktikisht për t’u ringritur nga humnera ku u gjendëm të gjithë botërisht vitin e shkuar. Duhet të theksoj se jemi në kushtet kur duhet të përgatitemi për një valë të re për shkak të një versioni të ri të virusit që po mbyll vendet e tjera. Ju i keni parë, Holanda është mbyllur deri më 14 Mars. E paimagjinueshme dhe kështu vendimet për mbyllje po merren radhazi vend pas vendi Ne nuk do të ngutemi, veçse duhet ta dimë që nuk mundet dot ta kalojmë sikur nuk është asgjë dhe mbase disa masa do duhen rimarrë pa e shtrënguar zinxhirin e jetës dhe ekonomisë siç e keni parë”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh se janë garantuar dozat e vaksinave ndërkohë që po bëhet edhe një vlerësim për personat që janë vaksinuar jashtë vendit.