Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin me disa fotografi nga pritja që iu bë në Ankara të Turqisë, nga homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan.
Rama është pritur me ceremoni të lartë shtetërore pasi mbërriti dje në Ankara, njofton Klankosova.tv.
Gjatë kësaj vizite në Turqi, pritet nënshkrimi i disa marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Turqisë.