Rama e nis ditën me pamje nga punimet në sheshin “Xhorxh Bush”

Prishtinë | 07 Mar 2026 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama e ka nisur ditën duke shpërnda fotografi nga punimet që po bëhen në sheshin “Xhorxh Bush”, punime këto që filluan tash e sa kohë e që u bë edhe betejë politike mes qeverisjes lokale dhe asaj qendrore.

“Mirëmëngjesi nga sheshi ‘Xhorxh Bush’”, ka shkruar Rama.

Ideja për ta kthyer rrugën “Xhorxh Bush” në një hapësirë më të gjerë për këmbësorë dhe çiklistë u propozua për herë të parë në vitin 2019. Atëherë kompania britanike “Mott MacDonald” zhvilloi Planin 12-vjeçar të Mobilitetit për Kryeqytetin, gjatë mandatit të ish-kryetarit Shpend Ahmeti.

E kur Përparim Rama mori detyrën si Kryetar në vitin 2021, ai e ringjalli Projektin si një nga premtimet e tij kryesore. Propozimi përfshinte mbylljen e rrugës për qarkullimin e automjeteve dhe shndërrimin e saj në një zonë për këmbësorë, me hapësira të gjelbra dhe infrastrukturë moderne.

“Do ta kthejmë qytetin te njerëzit.” – kishte thënë Rama shpesh në paraqitje publike gjatë dhe pas fushatës

Të ngjashme