Kryediplomati i Shqipërisë, Igli Hasani do ta vizitojë Kosovën.
Ai neser do të pritet në takim nga kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla.
Takimi i Hasanit me Gërvallën, sipas njoftimit, do të mbahet në orën 09:00 në mëngjes në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, kishte thënë se do ta vizitonte Kosovën në fillim të këtij viti, po këtë e ka shtyrë për më vonë.
Ai tha së fundmi se kjo nuk u shtye për shkak të ndonjë problemi, por se ishte në pritje të disa zhvillimeve, që sipas tij tashmë kanë ndodhur.