Pasi kryeministri Edi Rama i delegoi detyrën e ministrit të Jashtëm Gent Cakajt, posti i zëvendësministrit mbeti bosh.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Shqipërisë është vendosur që kjo detyrë t’i besohet Sokol Dedjes.
Dedja më parë ka qenë drejtor për BE-në në Ministrin e Jashtme.
Kush është zv. ministri Sokol Dedja:
Sokol Dedja ka marrë titullin “Doktor” (2012) në Universitetin e Ghent, Belgjikë dhe titullin “Master” në Studime të BE (2003) në Universitetin e Sussex, Britani e Madhe. Diplomën në Histori Evropiane (2000) e ka marrë në Universitetin e Napolit Federico II, Itali.