Rama fermerëve: Mos prisni që Qeveria t’ua blej patatet, ndërroni produktet kultivuese

Prishtinë | 14 Shk 2018 | 12:59 | Nga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për ankesat e fermerëve të Korçës derisa ka vizituar Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Rama u tha studentëve se nuk do dalë shteti t’i blejë patatet, ndaj ata duhet të ndërrojnë produktet që kultivojnë.

“Në Korçë ka një problem, mbiprodhim të patates, s’ka treg dhe të gjithë shikojnë nga shteti a thua se është qeveria të shkojë t’u blejë patatet. Në një treg të lirë me konkurencë të hapur, ka disa arsye pse ata që kanë mbjellë patate duhet të heqin dorë dhe s’duhet të rrinë të mendojnë që s’u shitet se shteti s’është në gjendje të bëjë të mundur. Ajo është patate e bardhë që së pari është më pak e preferueshme se patatja e Kukësit dhe del kur del patatja e dytë e Divjakës dhe janë të dënuar ta mbajnë pataten në stoqe, duhet të kalojnë te pemëtaria, mollët. Kjo do të thotë informim, nëse dikush ka pasion të mbjellë babane në Alpe le ta bëë, por s’mund të kërkojë mbështetje financiare nga ne”, tha Rama.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme