Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se sot mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit për të filluar procesin e harmonizimit të përpjekjeve në mënyrë që kontributet e mbledhura të shtohen në mënyrë që procesi i planifikimit të harmonizohet.
Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë, tha nevoja për të krijuar një bazë solide për financimin e gjithë operacionit të rindërtimit është e madhe dhe domosdoshmëria për të garantuar që të gjitha familjet të targëtohet sipas nevojës.
Ai tha se aktivizohet fondi prej 1milion lekësh të reja për çdo familje të viktimave duhet të aktivizohet sot.
“Fondi prej 1 milion lekësh te reja do të aktivizohet sot. Mos harroni se janë edhe dy familje në Kosovë që duhet kontaktuar dhe duhet marrë këtë fond. Fëmijët do marrin bursën prej 15 mijë lekësh që do ta kenë deri në fund të shkollës së tyre”, tha ai.
Sipas tij, është i zhgënjyer nga përgjigja që ka marrë nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“Më ka zhgënjyer fakti që lideri i opozitës nuk është bashkuar. Nuk e kuptoj qasjen refuzuese të opozitës për të mos u ulur në tavolinë. Dua t’i bëj thirrje edhe një herë për bashkimin konkret. Mos t’i humbin kohë më shqiptarëve. Ky nuk është një bashkim për ne, por është për vendin për njerëzit. Prandaj unë po i bëj thirrje edhe një herë tjetër që të mos humbim më kohë. Unë e kam mbështetur fjalën e liderit të opozitës, por tani nuk duhet vetëm fjalë, por edhe vepra- tha Rama.
Ai tha se një dobësi që e ka vërejtur në Ministrinë e Punëve të Brendshme është reagimi kundër luftës kibernetike dhe lajmeve të rreme dhe mashtruesve.
Rama shtoi se është e domosdoshme të kërkohen rrugët për t’u fokusuar në aspektin psikologjik, duke sjellë qetësi dhe siguri.
“Është një betejë e madhe, qarjet në godina, janë po njësoj në mendjen e njerëzve. Janë trauma që do të duhen vëmendje të madhe, pasi ata nuk janë turistë aty por janë pacientë”, tha ai.