Rama i bën një tjetër thirrje Bashës: Ky është një bashkim për njerëzit, për vendin

Prishtinë | 01 Dhj 2019 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli në mbledhjen e qeverisë ku tha se ndihet i zhgënjyer nga përgjigjia që ka marrë nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Më ka zhgënjyer fakti që lideri i opozitës nuk është bashkuar. Nuk e kuptoj qasjen refuzuese të opozitës për të mos u ulur në tavolinë. Dua t’i bëj thirrje edhe një herë për bashkimin konkret”.

“Mos t’i humbin kohë më shqiptarëve. Ky nuk është një bashkim për ne, por është për vendin për njerëzit. Prandaj unë po i bëj thirrje edhe një herë tjetër që të mos humbim më kohë. Unë e kam mbështetur fjalën e liderit të opozitës, por tani nuk duhet vetëm fjalë, por edhe vepra”, tha Rama.

Të ngjashme